Policia ka folur  në lidhje me shpërthimin e veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci  ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar nga incidenti përpos dëmeve materiale.

“Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka dekalaruar Borovci.

Related Posts