Në vend të një iPhone në vlerë mbi 1000 euro, britaniku mori çokollatë të paketuar në mënyrë të dyshimtë.
Britaniku Daniel Carroll ndoshta e imagjinoi ndryshe blerjen e tij të Krishtlindjeve në internet.
Pakoja në të cilën do të duhej të ishte iPhone, të cilin britaniku e porositi për 1049 euro, kishte brenda dy çokollata të mbështjella me letër higjienike.
Kur u përpoq të kontaktonte dikë në postën nga i kishte ardhur porosia, ai përfundoi vetëm me një sistem telefonik të automatizuar.
Edhe në vetë Apple nuk është se kreu punë shumë, kur i telefonoi ata, kompania amerikane i kishte thënë se nuk kishin marrë asnjë informacion nga posta dhe nuk do të siguronin një zëvendësim derisa të përfundonte një hetim për rastin.
“Ishte menduar të ishte një dhuratë për Krishtlindje, kështu që është vërtet zhgënjyese”, tha Caroll.
Carroll raportoi për incidentin në Twitter, sipas Daily Mail.
Një person madje shkroi se një incident i ngjashëm ndodhi në Bradford City, ku çokollata u dërgua gjithashtu në letër higjienike në vend të një iPhone.