Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Talinoc i Muhaxherëve, komuna e Ferizajt, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.
Arrestimi u bë më 1 korrik 2025, rreth orës 20:40, pas një bastisjeje në dy lokacione të ndara, ku njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar:
-
1 bimë kanabis sativa
-
2 qese me kokainë (2.5 gramë)
-
1 shishe metadon
-
3 qese me marihuanë (10.8 gramë)
-
26 fara kanabisi
-
2 peshore digjitale, 3 mulli për bluarje marihuanë, 1 fishek dhe 395 € para të gatshme
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e rastit dhe mundësinë e lidhjes me veprimtari të mëtejshme kriminale.