Arjeta Morina, bashkëshortja e Driton Morinës, i cili u vra sot në fshatin Gollubovc të Malishevës, ka reaguar përmes një postimi prekës në rrjete sociale pas ndarjes tragjike nga jeta të partnerit të saj.
Në një postim në Instagram, Arjeta ka shkruar se “gjysma e zemrës sime shkoi bashkë me Dritonin”, këtë të enjte të rëndë, ku ai humbi jetën së bashku me vëllanë e tij, Naim Morinën.
Sipas të dhënave të para, autori i dyshuar është dhëndri i tyre, Astrit Isufi, i cili ndodhet ende në arrati.
“Gjysma e zemrës tem shkoi bashkë me ty sot, o jeta jem bre”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë, organet e drejtësisë kanë bërë të ditur se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për arrestimin e të dyshuarit.
Motivet e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta, por dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një fjalosjeje mes palëve.

























