Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se homologu i tij rus, Vladimir Putin, do ta pushtojë Ukrainën.
“Që nga ky moment, jam i bindur se ai e ka marrë vendimin”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Biden edhe këtë herë paralajmëroi Rusinë për pasojat e mundshme nëse ndodh pushtimi i Ukrainës, por tha se “nuk është tepër vonë për të depërshkallëzuar situatën dhe për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve”.
“Ne besojmë se ata do ta kenë në objektiv kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, një qytet me 2.8 milionë njerëz të pafajshëm”, tha Biden