Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski përmes një kumtese me shkrim i ka uruar shqiptarët për Ditën e Alfabetit, me rast të festës së “22 Nëntorit”.
Ai ka shkruar se me këtë festë krenohen jo vetëm shqiptarët por të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut duke e marr parasysh se 22 Nëntori tash e 14 vite është edhe festë shtetërore.
Në vijim keni shkrimin e plotë të Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski:
“Jemi krenar që Dita e Alfabetit së Gjuhës Shqipe tashmë 14 vite është festë shtetërore me të cilën krenohen jo vetëm shqiptarët, por edhe të gjithë qytetarët e atdheut tonë.
Gjuha dhe kultura janë fundamentale të çdo populli, mohimi i tyre nënkupton përpjekje për asgjësimin e përkatësisë së tyre etnike. Në shekullin XXI përpjekjet e tilla nuk mund të gjejnë vend dhe janë të dështuara.
Do të doja të shfrytëzojë rastin që edhe në kohë krize të shkaktuar nga pandemia me Kovidit -19 edhe një herë apeloj të mbetemi të bashkuar, solidar dhe të përgjegjshëm dhe të mbrojmë veten, më të afërmit tanë dhe të gjithë komunitetin.
Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit së Gjuhës Shqipe”.
Ndërkaq gjatë zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën 2 vite më herët, votat e shqiptarëve kanë luajtur rol kyç në zgjedhjen e Presidentit të Maqedonisë, ku garuan 3 kandidatë, Stevo Pendarovski, Gordana Silajovska dhe Blerim Reka. Në rrethin e parë të zgjedhjeve Pendarovski kishte një epërsi të lehtë ndaj Siljanovskës ndërsa kandidati shqiptar arriti të siguroj mbi 80 mijë vota. Në rrethin e dytë ishin shqiptarët ata që bënë diferencën duke votuar për Pendarovskin, për tu bërë President i vendit.