Presidenti italian, Sergio Mattarella i përshkroi kushtet e jetesës së popullit palestinez si “çnjerëzore”.

Ai tha se një armëpushim i menjëhershëm në Gaza është i nevojshëm, duke shtuar se është çnjerëzore të vdesësh urie.

“Një armëpushim i menjëhershëm është i nevojshëm në Gaza. Është çnjerëzore të vdesësh urie një popullsi të tërë, nga fëmijët te të moshuarit. Ushtria izraelite duhet t’i bëjë territoret e Rripit të Gazës të arritshme për organizatat ndërkombëtare në mënyrë që ndihma e plotë humanitare të mund të rifillojë për popullsinë”, deklaroi ai.

Fjalimi i tij e përafron Italinë me qëndrimet e reja të miratuara nga vendet e tjera evropiane, të cilat në javët e fundit kanë ndryshuar qëndrim dhe kanë filluar t’i bëjnë presion kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu që të lejojë ndihmën humanitare në Gaza.

Related Posts