Arsyeja e këtij takimi të thirrur nga Osmani, është konsultimi për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Kjo u konfirmua v nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.
“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjeherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, tha Kupina.