Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur takimet me liderët e partive parlamentare, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ishte lideri i parë që u takua me presidenten të mërkurën.
Kurti nuk ka bërë asnjë deklaratë para mediave gjatë hyrjes në takimin me presidenten.
Pas takimit me Kurtin, presidentja Osmani do të vazhdojë takimet me liderët e tjerë të partive politike. Ajo do të takohet me Memli Krasniqin e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe në fund, Ramush Haradinajn e AAK-së. Të nesërmen, Osmani pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të partive të komuniteteve.