Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend dhe në rajon, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

Në fokus të diskutimit ishin edhe konsultimet e zhvilluara nga Presidentja Osmani me subjektet politike lidhur me zbatimin e vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo nënvizoi se “respektimi i rendit kushtetues dhe demokratik është thelbësor për stabilitetin institucional dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”.

 

Po ashtu, gjatë takimit u theksua nevoja për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral Kosovë–Francë në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, duke përfshirë edhe mbështetjen franceze në rrugën euroatlantike të Kosovës.

Related Posts