Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë përvojat e saj nga vizita zyrtare në Brunei, ku u prit me nderime të larta në një banket shtetëror të organizuar nga Sulltani i Bruneit, shkruan Gazeta Sinjali.
“Në banketin shtetëror të organizuar nga Sulltani i Bruneit, për nder të vizitës sonë, u dëshmuan vlerat e bujarisë e mikpritjes dhe respektit që e karakterizojnë këtë komb”, ka shkruar Osmani në një postim në rrjetet sociale.
Ajo ka njoftuar gjithashtu se ka takuar Princin e Kurorës, Al-Muhtadee Billah, dhe Princeshën e Kurorës, Sarah, ku u diskutuan “mundësitë e shumta për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm”.
“Momente të tilla na kujtojnë fuqinë e diplomacisë dhe të respektit të ndërsjellë në ndërtimin e urave ndërmjet kulturave dhe shteteve”, përfundoi presidentja Osmani.