Lidhja, martesa, fëmijët dhe deri te ndarja – çdo aspekt i jetës së çiftit Xhensila Mytezaj dhe Bes Kallaku ka arritur të tërheqë vëmendjen e mediave dhe publikut.
Megjithatë, Bes Kallaku ka arritur të kthehet sërish në qendër të vëmendjes, me disa “thumba” për ish-partneren e tij, Xhensilën.
Në një intervistë për Grida Dumën, aktori foli hapur për kapitujt e mbyllur të jetës së tij, përfshirë edhe divorcin nga Xhensila, një temë që vazhdon të ngjallë interes te publiku.
Kallaku theksoi se e shkuara për të është një histori që është mbyllur dhe se ai është i përqendruar te e tashmja dhe ndërtimi i jetës së tij pa ngarkesa emocionale.
“E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen,” tha ai, duke shtuar se nuk e sheh veten si dikë të jashtëzakonshëm, por si një person që ka lënë gjurmë pozitive në jetën e të tjerëve.
Në bisedën me Grida Dumën, aktori ndau edhe mendimet e tij për zhgënjimet që ka përjetuar nga njerëzit që dikur i kishte pranë. Ai theksoi se ka bërë shumë sakrifica dhe ka ndihmuar njerëz gjatë viteve, por gjithashtu tha se jo gjithmonë mirësia kthehet në të njëjtën formë.
Megjithatë, mesazhi i tij ishte i qartë: çdo natë, sado e gjatë të jetë, përfundon me lindjen e diellit.
“E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen. Unë nuk jam askushi, por prezenca ime në jetën e disa njerëzve ua ka bërë jetën më të bukur atyre,” shtoi Kallaku.
























