Bashkëshorti i Presidentes, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, dhe i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës (MPJ), ndërsa ka ruajtur pozita në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ai ka thënë se heshtja e MPJD për të mos mbrojtur figurën te tij dhe familjen së tij,e ka shtyrë edhe më shumë për këtë vendim.
Ndërsa ka thënë se do të vazhdoj të jetë në shërbim të bashkëshortes, si Presidente e Republikës dhe veprimtarisë së saj publike.
“Pas disa sulmeve personale që unë dhe familja ime, veçanërisht Presidentja e Republikës, kemi marrë nga disa media elektronike dhe analistë të punësuar në këto media, ju njoftoj për dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra: I Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, Maqedonia e Veriut. Po ashtu, jap dorëheqje nga çdo pozitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës (MPJ), duke ruajtur vetëm pozicionin që mbaj aktualisht në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Heshtja e MPJD-së për të mos mbrojtur figurën time dhe familjen tonë, më ka shtyrë edhe më shumë për këtë vendim”.
Njoftimi i plotë:
Pas disa sulmeve personale që unë dhe familja ime, veçanërisht Presidentja e Republikës, kemi marrë nga disa media elektronike dhe analistë të punësuar në këto media, ju njoftoj për dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra: I Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, Maqedonia e Veriut. Po ashtu, jap dorëheqje nga çdo pozitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës (MPJ), duke ruajtur vetëm pozicionin që mbaj aktualisht në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Heshtja e MPJD-së për të mos mbrojtur figurën time dhe familjen tonë, më ka shtyrë edhe më shumë për këtë vendim.
Në këto momente të vështira gjeopolitike për vendin dhe rajonin tonë, ju bëj me dije se këtë akt e bëj për të nderuar kredibilitetin e institucionit dhe të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, si dhe për të sqaruar akuzat që janë bërë ndaj meje dhe familjes tonë presidenciale. Dorëheqja ime duhet të shërbejë si shembull që të mos trajtohem si person i privilegjuar në pushtet, por si zyrtar i ndërgjegjshëm ndaj shtetit.
Jam krenar që gjithë dijen, fuqinë dhe pervojën time e kam dhënë në shërbim të shtetit të Kosovës. Gjithashtu, kam pasur privilegjin të punoj ngushtë me qeverinë e ndryshimit të 14 Shkurtit të 2021, kështu që sot 1 vit Kosova ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme kundër korrupsionit, sundimit të ligjit dhe transparencës.
Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të bashkëshortes sime, si Presidente e Republikës dhe veprimtarisë së saj publike.