Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se si pasojë e një rrjedhje në gypin kryesor, do të ketë reduktime të ujit.

Janë disa lagje ku do të preken nga reduktimet, përfshirë gjysmën e Hajvalisë.

Më poshtë komunikata:

NJOFTIM PËR NDËRPRERJE TË FURNIZIMIT ME UJË

Si pasojë e një rrjedhjeje në gypin kryesor DN 250 mm në rrugën Arbanasi, pa furnizim me ujë mbeten këto zona:

Gjysma e Hajvalisë

Veterniku (kah Gorenja)

Lagja Qëndresa

Konsumatorët prapa Grand Store

Zona kah Rezonanca – Lagja Premium

Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit në kohë sa më të shkurtër të mundshme.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!

Related Posts