Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka bërë të ditur fillimin e ndërtimit të një çerdheje moderne në rrugën “Shukrije Obertinca”.
Sipas Osmanit, çerdhja e re do të ketë kapacitet për 60 fëmijë, duke ofruar hapësira të sigurta, të ngrohta dhe edukative për gjeneratën më të vogël të qytetit.
“Me këtë projekt po ndërtojmë jo vetëm një objekt të ri, por edhe më shumë mundësi për prindërit dhe familjet e reja në qytetin tonë”, ka shkruar Osmani në postimin e tij.
Ky investim, i planifikuar si pjesë e vizionit për zhvillim të infrastrukturës sociale dhe familjare, synon të përmirësojë shërbimet për edukimin e hershëm të fëmijëve dhe të ofrojë një ambient të përshtatshëm për rritjen e tyre në Fushë Kosovë.

























