Prokuroria dhe Policia e Kosovës po zhvillojnë një aksion të gjerë në rajonin e Prishtinës për të luftuar shërbimet ilegale të ofrimit të botoksit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, aksioni po zhvillohet në 15 lokacione, me qëllim sekuestrimin e provave që dyshohet se lidhen me “keqpërdorim të detyrës”, “ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore” dhe “tregti e ndaluar”.

Sipas hetimeve, në këto lokale është ofruar shërbimi estetik duke përdorur produktin medicinal botoks, i cili sipas ligjit mund të përdoret vetëm nga personeli i certifikuar.

“Po ashtu, bazuar në të dhënat zyrtare, rezulton se në Republikën e Kosovës nuk ka operator ekonomik të licencuar për importin e këtij produkti medicinal dhe, si i tillë, ky produkt mbi këto rrethana trajtohet si ilegal,” thuhet në njoftim.

Aksioni po mbështetet edhe nga Inspektorati Shëndetësor dhe Inspektorati i Tregut, ndërsa hetimet e mëtejshme pritet të zbulojnë të gjithë përfshirësit në këtë aktivitet të paligjshëm.

Related Posts