Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Mahmut Hoxhajt (1981), i dyshuar për plagosjen e dy personave të premten pas shpalljes së një aktgjykimi në Gjykatën Themelore të Pejës.

Sipas kërkesës së Prokurorit të Shtetit, Ersan Qavolli, që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi” i dyshuari ndodhet në ndalim policor që nga pasditja e 17 tetorit 2025, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Nga të shtënat me armë zjarri dje në Pejë mbetën të plagosur dy persona, ku sipas pamjeve të siguruara nga Klan Kosova shihet se Hoxhaj del me dy kallashnikovë duke shtënë me në drejtim të viktimave.

Njëri nga të plagosurit gjendet në Spitalin e Pejës derisa tjetri po merr trajtim në QKUK. Gjendja e të dyve raportohet të jetë stabile.

Mjeku Kujdestar i QKUK, Naser Syla, tha se i pacienti është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtutjeshëm.

Derisa, edhe Spitali i Përgjithshëm i Pejës njoftoi paraditen e sotme se pacienti tjetër që mbeti i plagosur të premten në Pejë poashtu është jashtë rrezikut për jetë.

 

Related Posts