Mospagesa për një foto me kalin u bë shkak i vrasjes së ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë kalasë së Beratit.
Viktima, Keli Hoxha ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë. Ai u ka bërë foto fëmijëve me kalin dhe nuk ka paguar para.
Pas kësaj ka nisur debati mes tyre, që përfundoi tragjikisht, transmeton Klankosova.tv
Pronari i kalit, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, e qëlloi me thikë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij.
I dyshuari është arrestuar, ndërsa sipas Top Channel rezulton me të kaluar kriminale në Greqi.


























