Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, publikoi pamje nga stërvitja me djalin e tij, Cristiano Jr, dhe mori shumë komente nga fansat për thonjtë e zinj në këmbë.

Shumë fansa pyetën nëse Cristiano po ndiqte ndonjë lloj trendi që është i zakonshëm në markat e rokut emo. Por ekziston një shpjegim i vërtetë pse Ronaldo, ka llak të zi në thonj.

Sipas gazetës gjermane BILD, 40-vjeçari i lyen thonjtë për të parandaluar kërpudhat dhe bakteret.

Kur u pyet se pse e bën këtë, Cristiano tha se si atlet, ai kalon shumë kohë me këpucë dhe çizme të djersitura, andaj mundohet t’i parandalojë bakteret. Kjo praktikë përdoret edhe nga sportistë të tjerë si Mike Tyson dhe Israel Adesanya.

Related Posts