Paralamenti Evropian, edhe një herë nuk dha përgjigje pozitive për liberalizimin e vizave për Kosovën ndonëse para forumit të 23 qershorit u dhanë sinjale se mund të ketë lajme pozitive.
Këtë cështej e ka komentuar edhe kryeministri Albin Kurti.
Ai ka deklaruar për mos liberalizimin e vizave për Kosovën nuk ka marrë asnjë shpejegim nga Bashkimi Evropian.
“Unë nuk kam marrë asnjë shpjegim… pse deri më sot nuk janë liberalizuar vizat kur dihet se deri më sot i kemi plotësuar 95 kritere, më shumë se dyfishin e kritereve që kishin Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe tani në korrik bëhen 4 vjet që Komisioni Europian për herë të dytë ka thënë që duhet të liberalizohen vizat e Kosovës. Por nuk ka arsye, kur s’ka arsye, nuk ka shpjegim”, tha Kurti në intervistën për syri.net.
“Unë më shumë mendoj se ka të bëjë me një imazh të kaluar të Kosovës që nuk ka qenë i mirë, me raportet e progresit për korrupsionin dhe krimin, por tash jemi përmirësuar shumë. Por në të njëjtën kohë ka edhe elementë irracionale të shteteve të veçanta në BE që tremben, për bindjen time, pa arsye”, tha Kurti.