Kur e dëgjojmë zërin tonë të incizuar, është një “befasi” sepse nuk është ai zë me të cilin jemi mësuar gjithë jetën ta dëgjojmë nga brenda

Gjatë kohës kur flasim e dëgjojmë zërin tonë në mënyrë tjetër nga ajo si e dëgjojmë kur e incizojmë në një video. Ky është një nga momentet më të çuditshme të cilën e kemi përjetuar shumica nga ne.

Siç duket, arsyeja prapa këtij fenomeni është shumë e thjeshtë.

Kur e dëgjojmë zërin tonë në një incizim, valët e zërit që dalin nga altoparlanti udhëtojnë te veshët tanë përmes ajrit, dhe e dëgjojmë zërin tonë në mënyrën se si tjerët na dëgjojnë kur flasim.

Por, kur e dëgjojmë zërin tonë gjatë kohës që flasim, ne e dëgjojmë atë në dy mënyra të ndryshme – në mënyrë të brendshme dhe të jashtme.

Në fakt, njerëzit që merren me muzikë, radio ose aktrim, zakonisht mësohen me zërin e tyre të incizuar dhe e pranojnë si “zëri i tyre i vërtetë”,

Related Posts