Anëtari i Kuvendit Komunal të Pejës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Ganiqi, ka publikuar një video nga sulmi ndaj kryetarit Gazmend Muhaxheri.
Ganiqi videon e ka postuar në profilin e tij në Facebook.
“Dhuna nuk zgidhe probleme! Diskutimet dhe debatët janë ato që zgjidhin problemet. Mendimet ndryshe duhet tolerohen dhe nuk duhet përgjigjur me dhunë! Kryetari nuk duhet sulmuar e as këto pamjet e shëmtuara nuk duhet rikthehen në Pejë. Mospajtimet zgjidhen me debate ndërsa në ketë rast mund të zgjidhen edhe me votë. P.s Video është publikuar ashtu siç është dërguar, në fillim jam informuar që kryetari e ka bërë sulmin por në video shihet ndryshe”, thuhet në postimin e tij.
Gazmend Muahxheri është sulmuar fizikisht sot nga dy persona në qytetin e Pejës.