Janë publikuar pamjet nga incidenti i ndodhur sot mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, dhe një qytetari nga diaspora.

Në videon e publikuar nga Gazeta Blic shihet momenti kur Zemaj ishte duke dhënë intervistën në shesh dhe qytetari duke kaluar pranë tij dëgjohet duke i thënë “ju krejt jeni rrenca” dhe “po rreni”. Zemaj i përgjigjet: “Kujt po i thua rrenc”.

Më pas qytetari i afrohet Zemajt me grushtin e ngritur, por nuk e godet, ndërkaq deputeti e grushton atë.

Pas ngjarjes, deputeti Armend Zemaj ka reaguar publikisht përmes një postimi në Facebook, ku ka shprehur keqardhje dhe ka kërkuar falje për reagimin e tij.

“Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qëllim të caktuar, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i LDK-së. Në këto raste, pavarësisht provokimit, dhuna në çfarëdo forme nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike”, ka shkruar ai.

Edhe qytetari i përfshirë Nuha Osmani, mërgimtar, ka treguar versionin e tij për sulmin nga Armend Zemaj.

Osmani nuk ka treguar asgjë se çfarë ai i tha Zemajt, por vetëm e akuzoi deputetin si të dhunshëm.

“Ai më fyri me grua e me nanë, iu afrova me pyet çka po donë, ai u soll dhunshëm dhe më goditi. Unë prej tij kisha kërku me kërku falje krejt qytetarëve të Kosovës dhe mua për sjelljen e tij arrogante. Të gjitha të tjerat le t’i kryejë drejtësia”, tha mërgimtari në RTK.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se palët e përfshira në incident janë intervistuar lidhur me rastin.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Ndër reagimet e para ka qenë ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila e ka dënuar ashpër sulmin ndaj deputetit të saj, duke e cilësuar si “cenim të drejtpërdrejtë të dinjitetit institucional dhe të kulturës demokratike mbi të cilën ndërtohet shteti ynë

Related Posts