Marcus Rashford është pranë prezantimit si lojtar i ri i Barcelonës, pas transferimit të tij nga Manchester United.
Duket se anglezi po realizon sesionet fotografike me fanellën e Barçës para se klubi ta prezantojë zyrtarisht.
Disa fotografi të rrjedhura tregojnë Rashford gjatë sesionit fotografik në qendrën stërvitore Ciutat Esportiva.
Në foto, ai shfaqet pranë një kabine telefonike tipike për Anglinë.
Rashford shihet i veshur me veshje të Barcelonës dhe duke diskutuar me përfaqësuesit e klubit në fushë.
Marcus do të bashkohet me Barçën në formë huazimi deri në fund të sezonit 2025/26, me mundësinë për ta bërë transferimin permanent në vitin 2026.