Punëtorët e Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore (ARPL) në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk kanë pranuar pagën e muajit paraprak ashtu siç nuk e kanë pranuar as pagën e 13-të sikurse punëtorët e sektorit publik në vend.
Lidhur me këtë çështje Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në përgjigjjen zyrtare tha se kjo ka ndodhur për shkak të një gabimi teknik nga Ministria e Financave gjegjësisht Divizioni i pagave.
MMPH ka kërkuar mirëkuptimin e zyrtarëve të ARPL-së, duke shtuar se kjo çështje do të rregullohet në muajin pasues pasi përgatitja e pagave për muajin mars 2026 tashmë ka përfunduar.
“Mosrealizimi i pagës së rregullt dhe pagës së 13-të për zyrtarët e ARPL-së ka ndodhur për shkak të një gabimi teknik nga Ministria e Financave gjegjësisht Divizioni i pagave këtë muaj është përballur me shumë procese shtesë (paga e 13-të, kompensime retroaktive për përvojë pune, krijimi i ministrive të reja, bartje dhe sistemim i nëpunësve), gjë që ka krijuar ngarkesë të madhe në kohë të shkurtër. Për këtë arsye, kenë ndodhur lëshime teknike dhe kërkojmë mirëkuptimin e zyrtareve të ARPL-së. Kjo do të rregullohet në muajin vijues, pasi përgatitja e pagave për muajin mars 2026 tashmë ka përfunduar”, thuhet në përgjigjjen e MMPH.





















