Mijëra qytetarë të Kosovës dhe të trojeve tjera shqiptare sot kanë bërë homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçin, babait të ish-presidentit Hashim Thati. Por, në ceremoninë komemoratve të mbajtur në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, nuk është parë askush prej institucioneve qendrore të Kosovës.

Nderimet e fundit babait të ish-presidentit ia kanë bërë edhe shumë zyrtarë të partive opozitare, por jo edhe pushteti.

Për disa orë sa ka zgjatur ceremonia, asnjë zyrtarë i Presidencës, Qeverisë apo i Kuvendit të Kosovës nuk është parë në sallë.

Ndryshe prej institucioneve të Kosovës, babai i ish-presidentit është nderuar nga institucionet e Shqipërisë.

Një delegacion shqiptar, i prirë nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, kanë bërë homazhe pran arkivolit të Haxhi Thaçit. Ata kanë ngushëlluar edhe familjen e ngushtë të ish-presidentit.

Kryekuvendarja e Shqipërisë dhe bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë kanë mbajtur edhe fjalime emocionuese në këtë mbledhje.

Related Posts