Zyrtarë të inteligjencës amerikane kanë deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin mund të dyfishojë pushtimin e tij në Ukranë, por do ta ketë shumë të vështirë që t’i mbajë këto territore të pushtuara dhe të instalojë një regjim pro rus, raporton Politico.
Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Avril Haines tha se pushtimi i Rusisë deri më tani ka “vazhduar në përputhje me planin që ne vlerësuam se ushtria ruse do të ndiqte – vetëm se ata po përballen dukshëm më shumë rezistencë nga ukrainasit nga sa prisnin dhe duke hasur në mangësi serioze ushtarake.”
“Megjithëse mbetet ende e paqartë nëse Rusia do të ndjekë një “plan maksimalist për të kapur të gjithë ose pjesën më të madhe të Ukrainës”, tha Haines.
Ai shtoi se një përpjekje e tillë do të ishte kundër asaj që komuniteti i inteligjencës amerikane vlerëson se “ka të ngjarë të jetë një kryengritje e vazhdueshme dhe e rëndësishme ” nga forcat ukrainase, të cilat kanë dëshmuar aftësitë e tyre gjatë ketyre diteve te pushtimit rus.