Presidenti rus, Vladimir Putin e ka përgëzuar Mojtaba Khamenein për emërimin e tij si udhëheqës suprem i Iranit dhe ka riafirmuar mbështetjen e Moskës për Teheranin.
“Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për emërimin tuaj si udhëheqës suprem i Republikës Islamike të Iranit”, tha Putini në një mesazh të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, shkruan BBC
Udhëheqësi rus deklaroi se ai “riafirmon mbështetjen e palëkundur [të Rusisë] për Teheranin dhe solidaritetin me miqtë tanë iranianë” dhe premton të “mbetet një partner i besueshëm”.
“Në një kohë kur Irani po përballet me agresion të armatosur, veprimet tuaja në këtë pozicion të lartë padyshim do të kërkojnë guxim dhe përkushtim të madh. Jam i bindur se ju do të vazhdoni me nder punën e babait tuaj dhe do ta bashkoni popullin iranian përballë kësaj sprove të rëndë”, shtoi ai.





















