Një gjyqtare u qëllua me armë zjarri të martën brenda një gjykate në Stamboll nga ish-bashkëshorti i saj, një prokuror publik, raportuan mediat turke. Autori u pengua pasi tentoi të qëllonte për herë të dytë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 me orën lokale në Gjykatën e Apelit në anën aziatike të Stambollit, sipas agjencisë së lajmeve DHA. Gjyqtarja Aslı Kahraman u plagos rëndë pasi Muhammet Çağatay Kılıçaslan hapi zjarr, duke e goditur në zonën e ijës.

Sipas burimeve, Kılıçaslan ishte gati të qëllonte sërish, por u ndalua në momentin e fundit. Kahraman mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku raportohet se ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Autori u arrestua dhe pritej të paraqitej më vonë të martën para gjykatës kryesore të Stambollit. Në një reagim në rrjetet sociale, u theksua se sulmi ndodhi në një institucion ku duhet të garantohet siguria dhe drejtësia, shkruan Euronews.al.

Shifrat e përpiluara nga organizata “We Will Stop Femicides” tregojnë se në vitin 2025, 294 gra u vranë nga burrat dhe 297 gra u gjetën të vdekura në rrethana të dyshimta.

Related Posts