Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se konkursi për punësimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ende nuk është anuluar.
Është raportuar rreth dallavereve në punësimin e më shumë se 100 personave në këtë korporatë.
Sipas LDK-së, 4500 aplikues edhe pas dy javësh nuk kanë gjetur drejtësi, ndërsa ka fajësuar Qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë shkarkimi apo suspendimi ndaj zyrtarëve që janë përfshirë në këtë rast.
“14 ditë nga skandali i punësimeve në KEK. Konkursi ende nuk është anuluar; të 4500 aplikuesit ende s’kanë gjetur drejtësinë; e pushteti s’ka marrë asnjë masë shkarkimi e suspendimi ndaj zyrtarëve të përfshirë në këtë krim”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Rreth punësimeve në KEK Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për këtë konkurs.