Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa projektligje dhe vendime me rëndësi në fushën e energjisë, bujqësisë dhe financave publike.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar Projektligjin për Energjinë, si dhe Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Po ashtu, sipas njoftimit, Qeveria ka miratuar edhe vendimin për ndryshimet në Tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, me qëllim të përmbushjes së obligimeve financiare dhe kontraktuale të papërmbushura nga viti paraprak.

Related Posts