Qeveria në detyrë ka miratuar rritjen e pagës minimale në sektorin privat.
Sipas vendimit të sotëm, paga minimale nga janari i vitit të ardhshëm do të jetë 425 euro, ndërsa nga 1 korriku 2026 do të rritet në 500 euro.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi:
“Pagën minimale [për sektorin privat], me propozim të Ministrisë së Financave, do ta rrisim me dy shkallë. Nga janari i vitit të ardhshëm 425 euro, ndërkaq nga 1 korriku i vitit 2026, 500 euro”, tha Kurti.
 
                                 
                            











 
																											









 
												 
												 
												 
					 
					 
					 
					


