Qeveria e Kosovës e ka publikuar programin festimet shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës më, 17 shkurt.
Në ora 07:00 do të bëhet ngritja e flamurit të Kosovës, për të vazhduar në ora 07:20 me mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës.
Pas kësaj, në orën 07:30 është paraparë të bëhen nderime të Monumenti i të Pagjeturve, kurse në 07:35 homazhe te Ppllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë.
Në orën 08:00 sipas agjendës, janë paraparë edhe homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Pastaj në 09:00, homazhe do të bëhen edhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për t’u kthyer më pas në orën 10:30 me seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Nderime do të bëhen edhe te monumenti Heroinat në orën 11:25. Ndërsa në orën 11:30 do të bëhet parakalimi i trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës.
Dhe në orën 17:30 do të bëhet pritje shtetërore nga presidentja, kryetari i kuvendit dhe kryeministri në detyrë.
Për ta përmbyllur këtë, në orën 20:00 do të mbahet edhe një koncert solemn i Filarmonisë së Kosovës.























