Siguria publike në vend po vazhdon të cenohet nga incidente të natyrave të ndryshme, ku në shumë raste përdoren edhe armë. Në mesin e këtyre rasteve janë edhe ato ku viktima mbesin gra, siç ndodhi së fundmi në komunën e Drenasit, ku një grua ka përfunduar në spital pas një plagosjeje me armë.
Burime brenda QKMF-së në Drenas bëjnë me dije se më 8 maj 2025, rreth orës 12:00, për trajtim mjekësor është paraqitur Zojni Topilla, rreth 58-vjeçare nga fshati Gllanasellë i Gllogocit.
Siç mëson Sinjali, e njëjta ka pësuar plagë në pjesën e qafës dhe në dorën e djathtë, për të cilat mjekët dyshojnë se janë shkaktuar nga pushkë ajrore apo pushkë gjuetie. Plagët janë të natyrës së lehtë dhe gjendja e saj shëndetësore raportohet si stabile.
Për trajtim të mëtejshëm, ajo është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.