Qytetari dorëzon në Polici të hollat e gjetura
Prizren, 25 shkurt 2025
Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet N.L ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në Parkun e qytetit në Prizren. Ne portofol kishte dokumente personale, disa kartela dhe para të gatshme në vlerë prej dyqind e gjashtëdhjetë (260) euro.,
Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i janë kthyer portofoli me para dhe dokumentet e gjetura.
Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës.























