Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje e cila një ditë më parë i kishte përmendur emrin për “ndryshim qëndrimi” në raport me Gjykatën Speciale në Hagë.

“Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”, thuhet në një postim të Lëvizjes Vetëvendosje një ditë më parë, për të cilin kryeministri shqiptar tha se tregon se e njëjta i ka ngatërruar marrëdhëniet institucionale të Kosovës me të Shqipërisë

Përmes një reagimi në “X” Rama ka thënë se krejt kjo “në çorbën e balotazheve komunale”.

“Unë s’jam ne asnjë lloj gare me Lëvizjen dhe më vjen keq që Lëvizja i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale, ndërsa për qëndrimet e para 10 vjetëve – kur ajo nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë – i kujtoj Lëvizjes se Gjykata Speciale u ngrit për trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Tiranë për të kërkuar drejtësi për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë, Rama ka lënë të nënkuptohet se nuk do të marrë pjesë në protestë.

“Dhe e fundit, unë as nuk jam organizator e as nuk jam folës i protestës gjithëkombëtare ‘Drejtësi për Çlirimtarët’, të cilën e mbështes me gjithë zemër e do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim me dashje ose jo i asaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj”, ka shkruar ai.

Protesta në Tiranë organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK). Gjatë ditës së djeshme në konferencë për media kanë njoftuar se nga Kosova do të nisen mbi 60 autobusë. Në këtë protestë është konfirmuar edhe pjesëmarrja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Një tjetër protestë është mbajtur në Hagë, më 14 shtator, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Protesta është mbajtur në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale,  ku morën pjesë rreth 10 mijë shqiptarë nga e gjithë bota. Po ashtu, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbledhur më 7 gusht në Prishtinë, ish-luftëtarë e qytetarë të tjerë në një protestë kundër padrejtësisë që vlerësojnë se po i bën Gjykata Speciale në Hagë.

Related Posts