Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalur nga selia e PD-së për të nisur protestën e pestë të opozitës.
Berisha është shoqëruar me ovacione nga mbështetësit e mbledhur përpara selisë.
Ndryshe nga tubimet e mëparshme, këtë herë nuk do të ketë podium dhe as fjalime.
Protesta mund të marrë formën e një marshimi në rrugët e Tiranës dhe nuk përjashtohet mundësia e tensioneve, duke qenë se ka pasur dhe në protestat e kaluara.
Sipas të dhënave nga terreni, policia është shpërndarë në disa institucione, duke nisur nga Kryeministria, Ministria e Infrastrukturës, Selia e PS-së dhe të tjerë, shkruan euronews.
Ndërkohë, policia ka marrë masa të shtuara sigurie, me mbi 1,500 efektivë të angazhuar dhe me barriera metalike të vendosura para Kryeministrisë.























