Edi Rama ka ndërprerë takimin elektoral në Kavajë, pasi mori njoftimin se Papa Françesku u nda nga jeta.

“Më erdhi një mesazh këtu tani, më vjen shumë keq, ka ndërruar jetë Ati i Shenjtë, Papa Françesku, një njeri i jashtëzakonshëm, unë kam pasur një raport personal me të, më çonte vazhdimisht mesazhe dhe më vjen jashtëzakonisht keq, ai zgjodhi të vizitonte Shqipërinë jahte Vatikanit pasi u zgjodh Papë”.

“Pas një takimi që patën, ai kaloi në Shqipëri një ditë që e konsideronte të paharrueshme tha dhe fjalën e paharrueshëm që Shqipëria ka vëllazëri fetare, besoj kam mirëkuptimin këtu ta nderoj me një n minute heshtje dhe ta ndërpresim këtu takimin”, ka deklaruar Rama.

 

Related Posts