Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka uruar që bashkëpunimi mes komunës dhe nivelit qendror të përparojë, sa u përket projekteve madhore që kryeqyteti synon.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Rama përmendi Lojërat Mesdhetare 2030, nikoqire e të cilave do të jetë Prishtinë, ku për të njëjtat shtoi se bashkëpunimi me nivelin qendror, është i pashmangshëm.
Pos tjerash, ai thotë se tanimë kryeqyteti ka vizion, transmeton Rilindjashqiptare.
“Kryeqyteti ka vizion, e dimë kah po shkojmë. Nuk është një vend që pret që dikush t’i tregojë kah të shkojë vendi”, tha ai./























