Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se qeverisja komunale në kryeqytet po funksionon normalisht, pavarësisht se drejtorët e rinj ende nuk janë emëruar apo riemëruar pas zgjedhjeve.

Në një konferencë për media, Rama tha se Komuna është plotësisht funksionale dhe se strukturat drejtuese tashmë janë në vend.

“Qeverisjen e kemi funksionale, i kemi nënkryetarët, drejtorët dhe jemi duke punu pa asnjë problem”, tha ai.

Rama deklaroi se u është drejtuar të gjitha partive politike me ftesë për bashkëpunim, me synimin për të formuar një koalicion të gjerë që, sipas tij, do të përshpejtonte proceset zhvillimore në kryeqytet.

Sipas tij, një koalicion i gjerë ndërpartiak pritet të formalizohet së shpejti.

“Kam kërkuar publikisht nga të gjitha partitë politike që të bashkohen, pra të bëjmë një koalicion të gjerë që t’i shtyjmë proceset përpara dhe kjo me siguri do të bëhet shumë shpejt”, deklaroi ai.

Related Posts