Në prag të zgjedhjeve lokale të 12 Tetorit, Lista “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” ka prezantuar përbërjen e saj për Kuvendin Komunal, duke dëshmuar angazhimin konkret për barazi gjinore dhe përfaqësim të drejtë të të gjitha kategorive të shoqërisë.

Ashtu siç është reflektuar edhe në përbërjen aktuale të qeverisjes lokale – me 50% gra dhe 50% burra, edhe lista për Asamblenë Komunale do të jetë në proporcion të barabartë gjinor, një model ky që pak komuna në Kosovë e kanë arritur deri më sot.

“Përfaqësimi me më të mirët e komunës tonë në Asamble është garanci për vazhdimin e qeverisjes më të mirë lokale në nivel nacional. Me këta kandidatë e kandidate, do të shkruajmë një faqe të re për Drenasin,” thuhet në njoftim nga shtabi zgjedhor i listës.


Kandidatët e Listës “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” për Asamblenë Komunale:

Gra:

  • Altina Berisha
  • Anjeza Kurtaj
  • Burbuqe Hoxha
  • Djellza Rama
  • Donika Prenku
  • Erblinë Morina
  • Fitore Morina Hoxha
  • Kaltrina Qerkinaj
  • Laureta Thaqi
  • Minavere Murseli
  • Mirlinda Dvorani
  • Orgesa Gashi
  • Qëndresa Kluna
  • Qëndresë Xhema
  • Vjosa Hoxha

Burra:

  • Agron Bylykbashi
  • Alban Leku
  • Alban Zogu
  • Arben Zeka
  • Arbnon Istogu
  • Ardian Nika
  • Arjanit Hoti
  • Burim Bujupi
  • Edon Nishori
  • Ekrem Elshani
  • Gani Krasniqi
  • Labinot Halilaj
  • Naim Gjeli
  • Selman Qallapeku
  • Valdet Curri

Me këtë përbërje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar, Drenasi jo vetëm që ruan statusin si komunë model për zhvillim lokal, por shndërrohet edhe në shembull të zbatimit të politikave të barazisë gjinore në praktikë.

Related Posts