Në përvjetorin e 26-të të rënies së Heronjve të Kosovës, Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë një postim përkujtimor në rrjetin social Facebook.
Haradinaj i ka cilësuar ata si “intelektualë të vendosur dhe aktivistë të palodhur të çështjes kombëtare”, duke theksuar se “me bindje të thellë për lirinë dhe guxim të jashtëzakonshëm, nuk u ndalën për asnjë çast në rrugën drejt çlirimit.”
Ai u shpreh se sakrifica e tyre do të mbetet frymëzim për brezat që vijnë, duke përmbyllur me fjalët:
“Lavdi e përjetshme Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit! Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”
https://www.facebook.com/photo?fbid=1254703316021014&set=a.262574228567266