Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 10 mijë e 990.
Sipas IKSHPK-së, deri më tani janë prekur nga virusi korona 29.117 persona, nga ta 17.305 janë shëruar, përcjellë Gazeta Blic.
822 persona e kanë humbur betejën me Covid-19 dhe kanë vdekur.
Vetëm të dielën nga ky virus kanë humbur jetën 13 persona.
Në këtë 24 orësh u shëruan 250 persona kurse rezultuan edhe 501 raste të reja.
Rastet e reja ishin nga këto komuna: Komuna Prishtinë 249 raste, Ferizaj 45 raste, Gjakovë 44 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Prizren 22 raste, Lipjan 17 raste, Obiliq 14 raste, Podujevë 14 raste, Drenas 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Shtime 8 raste, Rahovec 6 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Viti 2 raste, Zveçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë dhe Klinë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!