Situata e Edon Zhegrovës te Juventusi vazhdon të jetë e jostabilizuar. Megjithëse, kur ka mundësi, sidomos në situata sulmuese, Zhegrova tregon aftësi dhe rrezikshmëri, ai vazhdon të aktivizohet pak nga trajneri dhe nuk ka arritur të shënojë gola apo të regjistrojë asistime në 20 paraqitjet e tij deri më tani.

Ai ka bërë disa pasime dhe krosime vendimtare, por ende pa kontribute direkte në shënimin e golave.

Lidhur me të ardhmen e tij, po shtohen zërat për një largim të mundshëm të Zhegrovës nga Juventusi në verë, me Evertonin si skuadër të interesuar për sulmuesin e krahut.

Të martën, edhe sajti i njohur Goal ka raportuar për mundësinë e transferimit të Zhegrovës në verë. Sipas raportimeve, Evertoni mund ta transferojë futbollistin për 17 milionë funte. Aktualisht, Evertoni ndodhet në pozitën e tetë në Premier League me 43 pikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Raportime të tjera për kalimin e Edon Zhegrovës në Premier League appeared first on Sinjali.

About Author
Kushtrim Guraj
View All Articles

Related Posts