Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza raportohet se është takuar të dielën me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kështu ka raportuar KosovaPress, duke thënë se ky është takimi i parë mes Hamzës dhe Abdixhikut pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

PDK-ja me Hamzën si kandidat për kryeministër, ka dalë e dyta në zgjedhjet e 9 shkurtit, kurse LDK-ja e treta.

Menjëherë pas zgjedhjeve, Hamza është shprehur i hapur për takime me liderët e partive opozitare, duke treguar gatishmërinë që në rast se i vjen radha si i dyti të formojë qeverinë, mirëpo jo në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në bazë rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka dal e parë e në zgjedhje me 42.30 për qind./KP

About Author
Erzana Fazliu
View All Articles
Check latest article from this author !
Moti sot

Moti sot

March 18, 2025
Vranët dhe ftohtë, vende-vende riga shiu
Ngjarjet e ditës: 18 mars 2025

Related Posts