Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, dhe ai i Shqipërisë, Ernest Muçi, kanë udhëtuar sot drejt Austrisë së bashku me skuadrën e tyre, Besiktas, për të nisur fazën përgatitore parasezonale.
Gjatë qëndrimit në Austri, Besiktasi do të zhvillojë disa ndeshje miqësore, ndërsa e para pritet të luhet më 10 korrik kundër St. Poltenit.
Për Rashicën, këto përballje do të jenë edhe një mundësi për t’u përcjellë nga skautët e disa klubeve të Bundesligës, të cilat thuhet se kanë shfaqur interesim konkret për yllin kosovar.