Një krim i rëndë ka ndodhur dje në Vushtrri, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të vrarë. Një 58-vjeçar dyshohet se ka vrarë një 42-vjeçare, e më pas ka qëlluar edhe

Kjo ngjarje tragjike erdhi pas vrasjes së 19-vjeçarit të dielën mbrëma në këtë qytet.. Në Stanoc të kësaj komune, sot një burrë ka vrarë një grua, e më pas ka qëlluar edhe veten. Krimi i rëndë dyshohet të jetë kryer në një nënkalim.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, ka deklaruar se dorasi është një 58-vjeçar me inicialet A.M, ndërsa gruaja që është vrarë një 42-vjeçare me inicialet N.H.

“Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten”, ka deklaruar Zahiti të hënën.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

“Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë hetimet për veprat penale ” Vrasje e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje””, ka thënë Zahiti.

Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës. Nga kjo prokurori kanë thënë se po intervistojnë dëshmitarë lidhur me rastin dhe se po hetojnë të gjitha rrethanat që kanë çuar tek kjo ngjarje tragjike.

“Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje. Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, kanë deklaruar nga Prokuroria.

Related Posts