Rastet e incidenteve të zjarrit në rajonin e Ferizajt dhe masat parandaluese të policisë

Policia Rajonale e Ferizajt po i kushton vëmendje të veçantë rasteve të incidenteve të zjarrit në këtë rajon, të cilat janë shënuar në zona të ndryshme, përfshirë ato pyjore, fushore, rurale dhe të banuara.

Falë reagimit të shpejtë dhe të koordinuar me shërbimet zjarrfikëse, drejtoritë komunale të emergjencave dhe agjencitë tjera përkatëse, është arritur të parandalohet përhapja e zjarreve dhe të minimizohen dëmet.
Në çdo rast, policia ka dalë menjëherë në vendngjarje për të mbledhur informacione mbi shkaqet dhe rrethanat e incidenteve.

Në disa raste, janë identifikuar dhe proceduar penalisht personat e dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, përfshirë raste të ndodhura në Shtime dhe Kaçanik, ku ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Po ashtu, hetimet vazhdojnë për incidente të tjera të zjarrvënieve edhe në zona të tjera të rajonit të Ferizajt .

Policia apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin djegien e hapësirave fushore dhe pyjore, pasi pasojat mund të jenë të rënda dhe të pakthyeshme.
Kujtojmë se zjarrvënia, qoftë e qëllimshme apo nga pakujdesia, përbën vepër penale dhe ndaj autorëve do të ndërmerren masa ligjore të rrepta dhe të pakompromis.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë publike dhe për të parandaluar çdo rrezik që kërcënon jetën dhe pronën e qytetarëve.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo rast të zjarrvënieve përmes:

-Stacionit më të afërt policor
– Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Numrave të urgjencës: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406

Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles
Check latest article from this author !
Gruda: Vendimi për Thaçin, jokushtetues dhe persekutim i pastër
Moti sot

Moti sot

March 18, 2025
Vranët dhe ftohtë, vende-vende riga shiu

Related Posts