Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK) ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Lipjan dhe ka kthyer në rivendosje çështjen ndaj pesë zyrtarëve policorë të akuzuar për “vrasje nga pakujdesia” në rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.

Në një njoftim zyrtar, SPK e ka vlerësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm për respektimin e parimeve të drejtësisë dhe procesit ligjor të rregullt.

“Ky vendim i Gjykatës së Apelit, që anulon aktvendimin e Gjykatës Themelore dhe e kthen çështjen në rivendosje, është një hap i rëndësishëm drejt respektimit të parimeve të drejtësisë dhe të procesit të rregullt ligjor. Vendimi gjithashtu thekson mungesën e analizës së plotë të provave relevante dhe të besueshme, duke nënvizuar nevojën për qasje objektive dhe të paanshme në çdo rast që përfshin zyrtarë të rendit”, thuhet tutje ne vendim.

Related Posts