Hetuesit e Prokurorisë Speciale po e intervistojnë edhe kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha, lidhur me kontratën për mbetjet shtazore.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e PSRK-së, Arbnora Luta.

Derisa nuk dihet ende se në çfarë cilësie po intervistohet ai.

Sot gjatë ditës nga hetuesit e Prokurorisë Speciale, u intervistua edhe ministri në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Klan Kosova ka kontaktuar edhe me Artan Çerkinin, avokatin e kryeshefit Hoxha, për të marrë detaje rreth intervistimit, por deri në momentin e publimit të lajmit s’ka pranuar asnjë përgjigje.

 

Related Posts